Skype sjell videot HD në ueb

E publikuar: 08/03/2019 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm pak ditë pasi rivali Google Duo erdhi në ueb, Skype vendosi të ridizajnonte ueb aplikacionin e shërbimit të video komunikimit.

Skype for Web i ri vjen me video HD për thirrjet private dhe në grup, me opsion për regjistrimin e thirrjeve, dhe një panel njoftimesh i cili ju tregon kur dikush ju përmend në një bisedë.

Gjithashtu aplikacion sjell disa veçori të reja që përdoruesit e WhatsApp for Web i njohin si mundësia për të kërkuar fjalë brenda bisedave dhe një galeri të imazheve, videove dhe përmbajtjeve të shpërndara në një bisedë.

Skype for Web është i disponueshëm në Windows 10 dhe Mac OS X 10.12 në Google Chrome dhe Microsoft Edge.

Përdoruesit ekzistues duhet të kyçen automatikisht ndërsa të rinj të regjistrohen. Nuk dihet kur do të mbërrijë mbështetja për Safari dhe Firefox ndërsa të dy ende nuk funksionojnë me Skype for Web. /PCWorld Albanian