Skype sjell dizajnin dhe funksionet e reja në aplikacionin në ueb

E publikuar: 31/10/2018 09:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e djeshme Microsoft lançoi versionin e ri të Skype në Ueb. Ky version sjell më pranë aplikacione mobile me versionin desktop dhe atë ueb.


Ai përmban funksionet të cilat janë të disponueshme për aplikacionet e platformave mobile dhe dektop.

Disa prej tyre janë: video thirrje HD, regjistrimit thirrjesh, panel njoftimesh, galeri si dhe kërkim informacionesh brenda bisedave.


Skype for Web kërkon Microsoft Edge ose Google Chrome për të funksionuar. Gjithashtu duhet të jenë në Windows 10 ose Mac OSX 10.12 për ta përdorur.

Ueb aplikacionin e ri mund ta gjeni në këtë lidhje. /PCWorld Albanian