Skype me funksion për ndarjen e ekranit në Android dhe iOS

E publikuar: 13/04/2019 03:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft ka në plan të ofrojë për përdoruesit e aplikacionit Skype në platforma mobile mundësinë për të ndarë ekranin e telefonit ose tabletit gjatë thirrjeje.

Prodhuesi i softuerit ka filluar të testojë aplikacionet e reja të Android dhe iOS me funksionin e ri ku të gjithë mund të ndajnë çdo gjë në ekranin e telefonëve të tyre me miqtë, familjen dhe kolegët.

Në të njëjtën kohë Skype, që u dedikohet kryesisht konsumatorëve dhe bizneseve, do të arrijë aplikacionet e biznesit në këtë kategori si Cisco WebEx, GoTo Meeting dhe Zoom.

Skype

Për të fituar akses në funksionin më të fundit duhet të jeni pjesë e Skype Insider. Nëse nuk jeni ende atëherë mund të regjistroheni në këtë lidhje.

Nga testimet e bëra paraprakisht funksioni ende nuk është i disponueshëm në iOS. Nuk dihet kur Microsoft ka planifikuar të sjellë këtë funksion të radhës, por duke qenë se funksioni me 50 anëtarë për bisedë qëndroi në beta për një muaj, atëherë edhe ky i fundit nuk duhet të marrë më shumë kohë. /PCWorld Albanian