“Sky News” ka siguruar një listë me detaje të 22 mijë pjesëtarëve të ISIS-it

E publikuar: 10/03/2016 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një luftëtar i shkëputur nga radhët e grupit terrorist IS ka arritur të sigurojë të dhënat personale të 22 mijë anëtarëve të IS-it dhe ia ka dorëzuar këto televizionit anglez “Sky New”.

Të dhënat janë të detajuara dhe përmbajnë, ndër të tjera, edhe përgjigjen në pyetjen e personave rekrutues të tyre, shkruan nzz.

Këto të dhëna janë një thesar i çmuar për hetuesit në njohjen jo vetëm anëtarëve të rëndomtë të IS-it, por edhe të organizatorëve të tij dhe, sidomos, të nxitësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të atentateve të ndryshme të bëra nga IS-i.

Formularët e siguruar përfshijnë edhe të dhëna mbi grupin e gjakut, përvojën luftarake, arsimimin, profesionin dhe njohuritë mbi Sheriatin, transmeton albinfo.ch. Përmes këtyre fakteve të siguruara do të mund, ndër të tjera, të ndërpriteshin edhe rrugët transit të furnizimit të IS-it me rekrutë dhe njëkohësisht do të rritej presioni ndaj shteteve transite siç është Turqia.