SKV thotë se nuk do të njohë Këshillin e ri Drejtues të UP –së

E publikuar: 12/02/2016 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, aktivistë të Lëvizjes studentore për barazi-Studim. Kritikë , Veprim, kanë realizuar një aksion simbolik duke kundërshtuar proces zgjedhor ne UP, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Këshill Drejtues, njofton kumtesa nga SKV.

Anëtarë të kësaj lëvizje përmes kësaj kumtese kanë thënë se e do të jenë aktivë në kundërshtimin e kapjes së UP-së nga pushteti.

SKV-ja publikisht deklaron se nuk do ta njohë Këshillin e ri Drejtues dhe përbërjen e tij. Do ta kundërshtojmë në çdo mënyrë punën e këtij organi i cili e cenon rëndë autonominë e Universitetit ashtu sikurse përbërjen kriminale të Senatit të UP-së.