Skuadrat e lojtarëve më të mirë të Azerbajxhanit: Nga liga elitare qipriote deri në Bundesliga 3

E publikuar: 20/11/2018 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova do të luajë sonte një ndër ndeshjet kryesore të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të takohet para shikuesve të vetë në stadiumin “Fadil Vokrri” me Azerbajxhanin.

“Dardanëve” i mjafton edhe një pikë kundër azerëve, këtyre të fundit ju duhet vetëm fitorja në mënyrë që kalojnë grupin 4 të Ligës D.

Tashmë mediat zere kanë publikuar formacionin e mundshëm të kombëtares së tyre me të cilën synojnë tre pikët.

Sipas tyre, azerët do të renditen në mbrojtje me katër lojtarë, në mesfushë dhe në sulm, do të kenë nga tre futbollistë.

Më poshtë e keni formacionin e mundshëm dhe në cilat skuadrat luajnë lojtarët.

Portier: Salakhat Agayev – Neftçi (Azerbajxhan)
Mbrojtës: Maxim Medvedev – Qarabag (Qipro)
Mbrojtës: Badavi Huseynov – Qarabag (Qipro)
Mbrojtës: Pavel Pashayev – Oleksandriya (Ukrainë)
Mbrojtës: Tamkin Khalilzade – Gabala (Azerbajxhan)
Mesfushor: Gara Garayev – Qaraba (Qipro)
Mesfushor: Richard Almeida – Astana (Kazakistan)
Mesfushor: Dmitry Nazarov – FC Erzgebirge Aue (Gjermani)
Sulmues: Mahir Madatov – Qarabag (Qipro)
Sulmues: Araz Abdullayev – Qarabag (Qipro)
Sulmues: Rufat Dadashov – SC Preusen Munster (Gjermani). /Telegrafi/