Skuadra shpëton për mrekulli nga aksidenti ajror në Francë

E publikuar: 24/03/2015 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për fatin e tyre vetëm një rastësi i çoi në një tjetër fluturim, pikërisht në momentin e fundit.

Kanë shpëtuar për mrekulli, lojtarë, trajnerë e drejtues të Dalkurd Borlänge, skuadër amatore e futbollit suedez. Duhet të ishin në avionin Airbus A320 që u rrëzua në Francë. Për fatin e tyre vetëm një rastësi i çoi në një tjetër fluturim, pikërisht në momentin e fundit.

Dalkurd Borlänge, skuadër e krijuar në vitin 2004 nga një grup emigrantësh kurdë në Zvicër, kthehej nga një fazë stërvitore në Katalunjë dhe duhej që të kthehej në Suedi. Kur mbërritën në aeroportin e Barcelonës për të evituar që të prisnin shumë në Dyseldorf, drejtuesit vendosën që të merrnin për ta dhe skuadrën vendet e fundit që kishin mbetur në tre fluturime të ndryshme me tranzit në Zyrih dhe Mynih të Gjermanisë. Një rastësi që i shpëtoi jetën të gjithë skuadrës dhe personelit.

Drejtori sportiv i skuadrës, Adil Kizil, tregoi për të përditshmen Aftonbladet: “Duhet të merrnim atë avion, mund të themi që jemi me shumë fat. U nisën njëkohësisht 4 fluturime drejt veriut dhe ne kishim lojtarë në tre prej tyre, por jo në avionin që u rrëzua në mënyrë tragjike”./supersport/