Skuadra e Munishit fiton ndaj asaj të Sokolit në PlayStation

E publikuar: 02/07/2018 01:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka munguar argëtimi në emisionin Dueli Botërorit që u transmetua të dielën mbrëma në RTV Dukagjini.

Dy trajnerët e njohur, Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli, kanë bërë një lojë në PlayStation, me ç’rast i kanë zgjedhur dy përfaqësuese dhe i kanë caktuar formacionet e lojtarëve.

Ismet Munishi dhe Bylbyl Sokoli kanë bërë një lojë në PlayStation (Foto: YouTube/Dukagjini)

Munishi zgjodhi të luante me Argjentinën që tashmë është eliminuar nga Kampionati Botëror, ndërsa Sokoli luajti me Belgjikën, skuadër e cila në të tetën e finales luan lundër Argjentinës.

Për dallim nga trajneri i Argjentinës, Munishi zgjodhi të luante me Paulo Dybalan në formacion startues dhe ishte pikërisht sulmuesi i Juventusit që shënoi gol në pjesën e parë.

Te skuadra e Sokolit u veçua inkuadrimi i Adnan Januzajt që nga fillimi i lojës.

Në fund, triumfoi skuadra e Argjentinës (Munishi) me rezultat 1-0 kundër Belgjikës (Sokoli).

Emisioni Dueli Botëror transmetohet çdo ditë nga ora 22:30 në RTV Dukagjini, ndërsa udhëhiqet nga Arta Nitaj dhe Fisnik Zymi. /Telegrafi/