Skuadra e Cityt konsiderohet si më e vlefshmja në botë, Reali as në top pesëshe

E publikuar: 26/06/2019 13:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liga Premier njihet tashmë për të ardhurat e majme që i përfiton nga të drejtat televizive, por edhe nga marketingu i markave të ndryshme.

Anglezët në çdo sezon përfitojnë shuma të majme për qëndrimin në ligën e elitë, derisa Manchester City po konsiderohet se ka skuadrën më me vlerë në botë.
Liga Premier gëzon tre klube si më të vlefshmet në botë, me Liverpoolin dhe Chelsea, që janë para Barcelonës dhe Real Madridit.
‘Citizen’ është zgjedhur si skuadra me vlerën më të madhe në treg, derisa sa ajo shumë kalon shifrën e një miliard eurove.
The Reds në sezonin e kaluar arriti të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe përfundoi në vendin e dytë në ligë, derisa cilësohen si klubi i dytë më i vlefshëm në botë.
Një listë e krijuar nga Transfermarkt, tregon se cila është skuadra me vlerën më të madhe në treg, derisa katalunasit zënë vendin e tretë:

Manchester City – 1,171,821,241.50 euro është vlera në treg
Liverpool – 1,116,070,000.00 euro
Barcelona – 1,070,255,326.50 euro
Chelsea – 962,146,385.90 milionë euro
Atletico Madrid – 938,281,923.00 euro
Paris Saint-Germain – 926,483,636.15 euro
Tottenham Hotspur – 885,632,650.50 euro
Real Madrid – 876,084,659.46 euro
Manchester United – 788,455,678.00 euro
Bayern Munich – 753,033,892.50 euro.

Vlera e Los Blancos ka rënë në tregun e transferimeve për shkak të largimit të Cristino Ronaldos, mirëpo ajo pritet të ngritët ndjeshëm me ardhjen e Eden Hazardit.