Skriniar: Tifozët duhet të jenë të qetë për rinovimin e kontratës me Interin

E publikuar: 11/11/2018 02:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka folur rreth rinovimit të tij me skuadrën italiane.  

Sllovaku ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Interit në sezonin e fundit, ku zikaltrit u rikthyen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve.

Megjithatë, paraqitjet e tij të mira kanë vazhduar edhe në këtë sezon duke e bërë veten njërin nga shtyllat kryesore të skuadrës.

Paraqitjet e tij dhe forma e lartë ka bërë që mbrojtësi i ri sllovak të jetë i lidhur me një numër të klubeve në të gjithë Evropën.

Skriniar është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë momentalisht (Foto: Getty Images)

Manchester Unitedi dhe Barcelona kanë qenë veçanërisht të prirura për të transferuar qendërmbrojtësin e talentuar.

Por, Skriniar tani ka lëvizur për të qetësuar tifozët për mungesën e përparimit në bisedimet për një kontratë të re me Nerazzurrët.

“Nuk ka lajme për rinovimin, pasi tani ne luajmë çdo tre ditë”, ka thënë fillimisht Skriniar për Sport Mediaset.

“Kur të ketë më shumë kohë, ne do të flasim me klubin. Tifozët duhet të jenë të qetë”, përfundoi ‘muri’ i Interit. /Telegrafi/