Skriniar: De Vrij me siguri do të na ndihmonte

E publikuar: 16/03/2018 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milan Skriniar ka lënë të kuptohet për një partneritet me Stefan de Vrij në mbrojtjen e Interit, duke lavdëruar futbollistin e Lazios.

Kishte frikë se nerazurrët po ndiqte holandezin për ta zëvendësuar Skriniarin, por slloveni aludoi në qëndrimin te skuadra e drejtuar me Luciano Spallettin.

“De Vrij? Ai është një lojtar i mirë, dikush me cilësi të larta me siguri do të na ndihmonte”.

“Tifozët kanë frikë se do të largohem? Ata mund të jenë të qetë, jam i lumtur këtu”, tha mbrojtësi 23-vjeçar.

Ai më tutje ka folur edhe për takimin me ish-skuadrën e Sampdorias, teksa ka përshkruar emocionet para ndeshjes.

“Është gjithmonë një emocion kur e takimin ekipin tuaj të vjetër”, tha ai për Premium Sport, duke iu referuar ndeshjes së dielës kundër Sampdorias.

Ndryshe, De Vrij do t’i mbaroj kontrata gjatë verës dhe ka paralajmëruar që nuk do ta vazhdoj më me lacialët. /Telegrafi/