“Skifterat” madhështorë si gjithmonë: Gëzojnë shumë familje këtë fundvit (FOTO)

E publikuar: 30/12/2018 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tifozët e Gjilani, ‘Skifterat’ si çdo fundvit realizuan aktivitetin tashmë tradicional për të begatuar sofrat në nevojë për 11 familje në kushte të rënda të jetesës.

“Vërtetë gjendja në të cilën gjetëm shumë familje është e dhimbshme, por zemrat na u mbushën plot dashuri nga buzëqeshjet dhe gëzimet e të gjithë atyre që i vizituam e në veçanti të fëmijëve të vegjël që prisnin dhuratat tona”, thuhet në njoftimin e tifo-grupit, transmeton Gazetasheshi.com.

Tutje, tifozët kanë njoftuar edhe shumën e mbledhur të parave me të cilat furnizuan me gjëra ushqimore këto familje.

“Falemnderojmë nga zemra të gjithë SKIFTERAT , subjektet biznesore, dashamirët dhe njerëzit e vullnetit të mirë të cilët na mundësuan pakot familjare ne vlerë mbi 1500 eu”.

I pranishëm ishte edhe kapiteni, Ylber Kastrati, teksa në këtë aksion ka kontribuar edhe presidenti i klubit, Florim Zuka.