Skiatorët u lëshuan me sukses nëpër ortekun që e shkaktuan vet (Video)

E publikuar: 21/03/2019 19:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë skijimit në një pistë të Austrisë, një grup skiatorësh vendosën të shkonin në maje të një kodre dhe ta aktivizonin ortekun.

Ata shfrytëzuan motin e ngrohur dhe pjesën që kishte qenë më së shumti në diell, në mënyrë që ta shkaktojnë shembjen e masivit, transmeton Telegrafi.

Kur bora po binte me rrëmbim, disa prej skiatorëve u lëshuan me sukses, kurse të tjerë humbën kontrollin dhe u rrëzuan.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk pësoi ndonjë lëndim, sepse janë skiatorë profesionistë, ndërsa veprimi i njëjtë nuk i rekomandohet edhe atyre që nuk e njohin këtë sport dimëror. /Telegrafi/