“S’keni parë gjë akoma!” Kush është personi që sulmoi makinën e Lubonjës, me vete kishte një thikë

07.07.2019 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“S’keni parë gjë akoma!” Kush është personi që sulmoi makinën e Lubonjës, me vete kishte një thikë

Makina e analistit Fatos Lubonja është sulmuar disa ditë më parë, konkretisht më datë 1 korrik. Sipas policisë së Tiranës, personi që ka thyer me një gurë xhamin e parë të makinës së analistit është identifikuar si shtetasi me inicialet A.H. Personi në fjalë është ndaluar nga policia dhe më pas është liruar, pasi mësohet se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Mësohet se sulmi ka ndodhur gjatë ditës, në prani të disa kalimtarëve, të cilët e kanë ndjekur të gjithë skenën.

Personi ka patur me vete një thikë në momentin kur ka sulmuar makinën e Lubonjës, madje ka përdorur dhe një shprehje të njohur të kryeministrit Edi Rama, në kohën kur ky i fundit erdhi në pushtet, duke thënë “s’keni parë gjë akoma”.

Gjithashtu mësohet se vetë Lubonja nuk ka bërë një denoncim në polici për A.H, pasi ai është në dijeni se personi në fjalë njihet se vuan nga problemet e shëndetit mendor. Vetë A.H ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem personal me Lubonjën.

Por interesant mbetet fakti se një i sëmurë me probleme mendore i referohet retorikës së përdorur nga politikanët, në rastin konkret kryeministrit të vendit i cili jo pak herë ka përdorur terma apo përcaktime fyese në lidhje me gazetarët dhe analistët e Shqipërisë.

Personi qe e ka goditur makinën me gur, ka patur me vete edhe nje thikë. Burimet bëjnë me dije se ai ka bërtitur “s’keni parë gjë akoma”, një shprehje e përdorur nga kryeministri Edi Rama. Mësohet se ky person e ka sulmuar verbalisht Lubonjën edhe ne të shkuarën, por analisti nuk e ka raportuar në polici, duke qenë se autori njihet si person me probleme të shëndetit mendor. Ai ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë problem personal me Lubonjën.

Mbi rastin në fjalë kanë reaguar këtë të dielë pas publikimit të fotove të makinës së Lubonjës një sërë politikanësh, përfshi këtu edhe Presidentin e Republikës Ilir Meta./Express

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zëdhënësi i MSH-së: Mund të shtyhet faza e dytë e rihapjes nëse përkeqësohet situata me COVID-19

Zëdhënësi i MSH-së: Mund të shtyhet faza e dytë e rihapjes nëse përkeqësohet situata me COVID-19

​Zaev: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

​Zaev: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

Abazi: Qeveria në detyrë do të zgjasë derisa të mbahen zgjedhjet

Abazi: Qeveria në detyrë do të zgjasë derisa të mbahen zgjedhjet

Osmani: Vlerësoj lart angazhimin e infermierëve gjatë pandemisë

Osmani: Vlerësoj lart angazhimin e infermierëve gjatë pandemisë

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Trend botëror, do ta kalojmë këtë sesion parlamentar

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Rama: Trend botëror, do ta kalojmë këtë sesion parlamentar

Reshitaj: 50 përqind e qytetarëve të karantinuar thuhet se kanë qenë të sëmurë

Reshitaj: 50 përqind e qytetarëve të karantinuar thuhet se kanë qenë të sëmurë

Shkarkohet drejtori që sekuestronte dhe menaxhonte me pasurinë e paligjshme

Shkarkohet drejtori që sekuestronte dhe menaxhonte me pasurinë e paligjshme

Serbia vendos për hapje të kufijve nga 1 qershori por vendos kushte

Serbia vendos për hapje të kufijve nga 1 qershori por vendos kushte

​Abrashi: Pako e fuqishme dhe plan i qartë për ekonominë tonë, nevojiten 800 milionë euro

​Abrashi: Pako e fuqishme dhe plan i qartë për ekonominë tonë, nevojiten 800 milionë euro

Klinika Infektive jep detaje rreth vdekjes së 63 vjeçares së prekur nga Covid-19

Klinika Infektive jep detaje rreth vdekjes së 63 vjeçares së prekur nga Covid-19

Vdes një zyrtar i LDK’së në Ferizaj

Vdes një zyrtar i LDK’së në Ferizaj

Veseli: Shteti duhet të investojë në shkolla profesionale

Veseli: Shteti duhet të investojë në shkolla profesionale

Vdes një paciente në Infektivë nga Covid 19

Vdes një paciente në Infektivë nga Covid 19

Hoxhaj fajëson LDK-në, LVV-në, AAK-në dhe Nismën për mos liberalizim të vizave

Hoxhaj fajëson LDK-në, LVV-në, AAK-në dhe Nismën për mos liberalizim të vizave

Kosovari prezantohet si polic në Zvicër, ia merr plakës zvicerane 15 mijë franga

Kosovari prezantohet si polic në Zvicër, ia merr plakës zvicerane 15 mijë franga

Provimi i Maturës do të mbahet në javën e parë të muajit korrik

Provimi i Maturës do të mbahet në javën e parë të muajit korrik