S’keni nevojë të lodheni, Google Maps ju ruan edhe vendin e parkimit

E publikuar: 21/03/2017 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fillim të vitit Google solli një funksionalitet në shërbimin e hartave për tu treguar përdoruesve sesa e vështirë është të gjesh vend parkimi në destinacionin tuaj.

Por risia e fundit është ajo që të gjithë kanë pritur prej kohësh. Më herët Google ofronte një përkujtues të vendit të parkimi në Google Now, ndërsa me betan e fundit të Google Maps ky funksion ka gjetur një strehë të re.

Tashmë kur klikoni mbi pikën ngjyrë blu në një hartë, do të vëreni një opsion të ri “Save your Parking”.

Sapo të keni përzgjedhur këtë opsion, Google Maps do të ruajë automatikisht vendodhjen tuaj si dhe të shtojë një përkujtues në panelin e njoftimeve.

Ndërsa informacionin e vendodhjes e keni të sigurtë, ju mund të shtoni një foto madje edhe orar të saj.

Kjo beta e Google Maps përmban gjithashtu një indikator të ri të motit dhe një nënfaqe të përditësuar për kohën e mbërritjes në destinacion, për Android Auto.