Skenderaj, në fshatin Plluzhinë hajnat i vjedhin tri lopë gjatë natës

E publikuar: 01/03/2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Plluzhinë të Komunës së Skenderajt mbrëmë ka ndodhur një vjedhje.

Sipas burimeve të Drenica Press-it gjatë natës së mbrëmshme hajnat kishin hyrë në stallën e lopëve të një banori të Plluzhinës në lagjen Meha dhe i kanë vjedhur tri lopë, deri më tani nuk ka të dhëna se Policia ka mundur të gjej kryerësit e kësaj vjedhje.