Skenderaj, mbyllet punëtoria që prodhonte këpucë të markave “Adidas” dhe “Nike“

E publikuar: 22/04/2017 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dogana e Kosovës mbrëmë ka organizuar një aksion i cili ka rezultuar në zbulimin e një punëtorie për falsifikimin e këpucëve sportive në Skenderaj.
Sipas një komunikate të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatave përmes rrugëve operative se në një lokacion të dyshuar janë duke u prodhuar këpucë sportive të markave tregtare “Adidas” dhe “Nike“, njësit e doganës kanë organizuar bastisjen e lokacioni.

Pas gjetjes së lokacionit në komunën e Skenderajt, njësit e doganës kanë ushtruar kontroll tek subjekti. Kontrolli ka hasur në prodhim, gjegjësisht në sasi të konsiderueshme të mallrave, si këpucë sportive të llojit të ndryshëm, ndër to dhe të markave tregtare të mbrojtura, disa nga ato me etiketa me mbishkrim “ Made in Vietnam”, etiketa të llojit të ndryshëm të mbathjeve sportive, fytyra të mbathjeve sportive, makina për shtypjen e markave tregtare etj.

Dogana ka konfiskuar:

  1. Makinat për qepje
  2. Makinat për shtypjen e etiketave
  3. Këpucë sportive dhe pjesët e tyre të llojeve
  4. Nike
  5. Adidas
  6. Puma
  7. Reebok
  8. Moster etj.

Të gjitha produkte dhe pajisjet janë konfiskuar derisa rasti ka vazhduar tek njësit e hetime për zhvillimin e mëtejmë të hetime. / Lajmi.net/