Skender Reçica merr drejtimin e degës së Nismës në kryeqytet

E publikuar: 16/07/2018 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Recica nga sot do të drejtoj degën e Nismës Socialdemokrate në Prishtinë.
Reçica, i cili është edhe anëtar Kryesisë në nivel qendror në Nisma Socialdemokrate ka marrë besimin e Këshillit Drejtues të Nismës në Prishtinë për ta udhëhequr këtë degë deri në zgjedhjet e reja që do të mbahen në këtë degë.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë se dega e Nismës në Prishtinë ka një potencial të jashtëzakonshëm për ta rritur Nismën në Prishtinë. Ai u shpreh i bindur se ekipi aktual i Nismës do të bëjë punë të madhe në teren.

“Presim nga ju të vazhdoni aktivitetin tuaj dhe ta konsolidoni degën. Ju ftoj që vizionin e Nismës Socialdemokrate ta shtrini në çdo cep të komunës së Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Limaj në mbledhjen e degës së Nismës Socialdemokrate në Prishtinë.
“Ju lus të punoni fort. Ndani detyrat dhe jepni gjithë potencialin tuaj organizativ e të ecim përpara”, ka shtuar Limaj.

E, nga ana e tij, Reçica tha se drejtimi i degës së Nismës në kryeqytet është përgjegjësi e madhe dhe privilegj për të. Nismën në Prishtinë, Reçica tha se e pret shumë punë.
“Është një përgjegjësi dhe rezultati do të jetë i përbashkët. Besoj se do ta gjejmë rrugën e përbashkët për të bashkëpunuar. Pres nga secili nga ju që t’i përvishemi punës. Shumë shpejt aktiviteti ynë do të shtrihet në çdo lagje e fshat të Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Reçica në fjalën e tij.

Dega e Nismës në Prishtinë ia ke besuar postin e nënkryetarit ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe ish deputetit të Kuvendit, Jeton Svirca.

Ndërsa, shefi i Kabinetit të ministrit Bytyqi, Baton Dushi i është besuar posti i Sekretarit të degës së Nismës në kryeqytet./Express/