Skenari i Vuçiqit për Kosovën

E publikuar: 19/02/2018 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhëne Etnike në Serbi ka folur rreth skenarit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq për Kosovën.

Në një intervistë për “1N”, Janjiq thotë se Serbia do të përshpejtoj rrugën e vet drejt Bashkimit Evropian dhe do të marr më shumë para se vendet tjera nga fondet e para-pranimit,

“Këto janë disa kompromise serioze dhe besoj se Vuçiq kështu po e mendon, sepse, po të ishte ndryshe, ai as nuk do t’i futje kësaj pune”, ka thënë Janjiq për N1

Janjiq gjithashtu ka thënë se tani pritet që Vuçiq, bashkë me zyrtarë të tjerë shtetëror dhe median e afërt me pushtetin, të fillojnë të përdorin terme më pajtuese në raport me Kosovën. /Insajderi.com