Skenari i përgjakur i serbëve, të arrestuarit pranojnë fajin

E publikuar: 25/01/2017 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shumica e të akuzuarve për përgatitje të sulmit terrorist në Mal të Zi e kanë nënshkruar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, derisa ish komandantin e Xhandarmerisë serbe Bratislav Dikic e pret gjykimi. Prokuroria nuk dëshiron marrëveshje me Dikic’in.

Grupi i shtetasve serb, i cili u arrestua më 16 tetor të vitit të kaluar për shkak të dyshimit se ka përgatitur sulme terroriste në natën zgjedhore në Mal të Zi, e ka nënshkruar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, ndërsa ish – shefin e Xhandarmerisë serbe Bratislav Dikic e pret gjykimi, transmeton gazetametro.net.

Prokuroria nuk dëshiron marrëveshje me Bratislav Dikic’in, sepse dyshohet se ai është koordinatori kyç i aksionit para ndërtesës së Kuvendit të Malit të Zi, pretendon gazeta e Podgoricës’Pobjeda’.

Grupi prej 13 vetëve kanë pranuar dënimet prej tre deri në pesë muaj burgim.

Fjalën përfundimtare mbi marrëveshjet do ta jep Gjykata Supreme, të cilit do t’i dorëzohen marrëveshjet me të pandehurit.

Për shkak të pjesëmarrjes në përgatitje të sulmit terrorist në paraburgim janë: Bratislav Dikic, Kristina Hristic, Branka Milic, Milan Dusic, Dragan Maksic, Srboljub Djordjevic, Aleksandar Curovic, Aleksandar Aleksic, Nikola Djuric, Sinisa Cetkovic, Dejan Stanojevic, Milos Acimovic, Ivica Matic dhe Perica Andric, transmeton gazetametro.net.

Siç pretendohet në dokumentet e Prokurorisë, grupin kriminal i cili ishte dashur që të shkaktojë gjakderdhje e kanë formuar dy shtetas rus Eduard Sirokov (45) nga Chita dhe Vladimir Popov (36) nga Kirganstaja.

Gjatë kohës se planifikimit të sulmit ata ishin në Beograd dhe janë marrë vesh me Aleksandar Sindjelic për detajet e aksionit i cili do të shpinte deri te gjakderdhja nëpër rrugët e Podgoricës.

Sindjelic ka pranuar se sipas urdhrit të tyre ai ka rekrutuar njerëzit të cilët është dashur të mblidhen para Kuvendit, shkaktojnë kaos, dhe dhunshëm të hyjnë në këtë institucion, të gjuajnë në popull, e më pas të likuidojnë kryeministrin e atëhershëm Milo Djukanovic.

Në aksion e ka përfshirë Dikic’in i cili është dashur të kontrollojë protestuesit para Kuvendit.

Javët e ardhshme pritet ekstradimi i dy shtetasve serb Nemanja Ristic dhe Predrag Bogicevic, të cilët ngarkohen që kanë qenë të përfshirë në përgatitjen e sulmit terrorist.