Skema e PayPal për mbrojtjen e blerësve nuk i ruan nga paditë e shitësve

E publikuar: 26/11/2017 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata e lartë Gjermane tha javën e kaluar se skema e mbrojtjes së PayPal për blerësit nuk i mbron konsumatorët nga paditë e shitësit edhe nëse PayPal i ka rimbursuar.

Sipas skemës së PayPal, konsumatorët mund të marrin pas paratë nëse nuk kanë marrë një produkt për të cilin kanë paguar.

Vendimi i gjykatës Gjermane erdhi pas dy çështjeve më vete në të cilin konsumatorët kishin kërkuar dhe marrë rimbursim për një telefon dhe një sharrë të blera online.

Në të dy rastet PayPal kishte transferuar paratë nga shitësit tek konsumatorët.

Por gjykata tha se shitësit kishin të drejtë të kërkonin paratë pas sepse skema e blerje të PayPal nuk përfshinte të drejtat kontraktore mes blerësit dhe shitësit.

PayPal tha se do të presë vendimin final të gjykatës dhe detajet e tij përpara se të veprojë. /PCWorld Albanian