Skanimet e detajuara të fijeve në gjethen e marihuanës, prej të cilave lirohet materia dehëse (Foto)

E publikuar: 06/10/2018 07:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes këtyre imazheve të skanuara, mund të shihet se si duken detajet e një gjethe marihuane, përfshirë secilën fije dhe përfundimet e tyre, në të cilat ndodhen materiet që lëshojnë efektin dehës.

Mostrat kanë marrë shumë kohë që të përgatiten dhe duhej të ishin krejtësisht të thara, në mënyrë që të mos lëshojë avullim për ta dëmtuar imazhin përfundimtar, ka thënë profesori i specializuar që i ka realizuar kuadrot, transmeton Telegrafi.

Ato janë fotografuar në një dhomëz me vakum, nëpërmjet skanerit të kompjuterit special, që regjistron nga katër minuta secilën pjesë.

“Sikur një njeri të jetë i gjatë vetëm disa mikron, do e kishte të vështirë të lëvizte nëpër këto hapësira”, ka thënë profesori Ted Kinsman, nga Universiteti Rochester i Teknologjisë.

Me anë të projektit ‘Kanabisi: Mariuana Nën Mikrosko’ po bëhet përpjekje të tregohet, se çfarë e shkakton efektin dehës.

THC – shkurtesa për tetrahinocannabinol – është përgjegjëse e të dhënit përdoruesit, efektin e halucinacionit. Këto gjenden në fijet e shpeshta të kthyera si gjemba, që ua pamundësojnë insekteve që ta dëmtojnë bazën. /Telegrafi/