Skandaloze: Kosovari udhëton me aeroplan i infektuar me Covid19, i keqësohet gjendja gjatë fluturimit (Video)

E publikuar: 01/01/2021 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse ka rregulla strikte gjatë fluturimit me aeroplan, duke bërë teste të ndryshme e që vërtetojnë se nuk jeni të prekur me Covid, kësaj radhe mërgimtarët që jetojnë në Gjermani nuk iu janë nënshtruar asnjë testi apo procedure brenda aeroportit të Prishtinës,” Adem Jashari”, raporton IndeksOnline.

Një qytetar nga Kosova rreth të 60-tat ndonëse me dy teste pozitive me Covid, ja kishte mësyer të hipte në aeroplanin e orës 15:30 që e dërgonte për në Berlin.

Ai me gjendje të rënduar kishte qenë gjatë tërë kohës. Me kollitje e frymëmarrje të vështirësuar ai e bëri tërë rrugën nga Kosova për në Berlin.

Mirëpo derisa shihej se ai nuk kishte gjendje të rregullt, një mjekë kosovar për fatin e tij të mirë, kishte arritur që t’i jipte oksigjen nga aparati që kishte me vete.

Të shqetësuar nga kjo situatë ishin të gjithë pasagjerët e kësaj linje ajrore.

Situata sa vinte e bëhej dramatike, kur pasagjeri në një moment e humb dhe vetëdijën.

Ishte pikërisht ky momenti kritik që bëri që bashkëshortja e tij të tregonte se ai kishte rezultuar pozitiv me Covid

Ai tani rrezikon të dënohet me një shumë prej 25 mijë eurove në shtetin gjerman.