Skandaloze: Edis Kurajën nuk kishte kush ta operonte në QKUK- e nisën për Shkup!

E publikuar: 08/07/2015 01:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Burime të Gazeta Blic, në QKUK që kanë qendruar afër trajtimit aty të basketbollistiti të njohur kosovar, Edis Kuraja, thanë për Gazeta Blic, se ai ishte identifikuar të dielën- gati dy netë pasi është shtrirë në spital me gjakderrdhje të brendshme.

Sipas këtyre burimeve, përkundër identifikimit ( edhe ai me vonesë), në QKUK nuk ka pasur mjekë/ortoped me ekspertizë për operimin e Kurajës, andaj ai është orientuar të dielën për në Shkup.

“Gjërat janë ngatërruar sepse ekipet janë konsultuar nëse ta marrin përsipër operimin— por meqë nuk ka ekspertë të mirë të ortopedisë për pjesën ku është lënduar Kuraja- rajoni i komblikut (kukat), ai është orientuar për në Shkup”, thotë burimi nga QKUK.

Kuraja është operuar gjatë ditës së sotme në Shkup, dhe sipas informatave ka qenë në gjendje kome.

Miq e të afërm të tij, përmes rrjeteve sociale, kanë përkrahur atë nga distanca dhe kanë shprehur dëshirën që ai të kthehet sa më shpejt tek ta.

Edis Kuraja ishte goditur nga një shofer u papërgjegjshëm deri sa po kalonte rrugën të premtën mbrëma.

Gazeta Blic shpreson që ai të fiton edhe kësaj radhe dhe të kthehet sa më shpejt i shëndosh tek familja dhe miqtë.