Skandali i përgjimit të Kaspersky i orkestruar thotë themeluesi

E publikuar: 30/11/2017 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eugene Kaspersky, shefi ekzekutiv the bashkëthemeluesi i firmës presigjioze të sigurisë kibernetike, beson se kompania e tij është në qendër të një sulmi të orkestruar për shkatërrimin e reputacionit të tij.

Në Verë Kaspersky Labs u vu në qendër të kritikave pas raportimeve mediatike se kishte ndihmuar inteligjencën Ruse për të përgjuar SHBA-të.

“Ky sulm mediatik është i orkestruar,” tha Kaspersky gjatë një konference për shtyp në Londër më 28 Nëntor.

“Sepse në të njëjtën kohë erdhën sulmet jo vetëm nga medias por edhe qeveria Amerikane dhe FBI-ja…”

Kur u pyet nëse i ishte kërkuar të ndihmonte inteligjencën Ruse ai u përgjigj: “Ata kurrë skanë kërkuar diçka të tillë. Kurrë!”

Nëse qeveria Ruse vjen tek unë dhe kërkon diçka të tillë, largohem nga Rusia së bashku me biznesin tim,” shtoi Ai.

Ai sulmoi Bloomberg dhe lajmin se “kompania ka punuar me inteligjencën Ruse” duke thënë se Shërbim Federal i Sigurisë dhe inteligjenca Ruse kërkojnë raportimin e incidenteve kibernetike.

Lidhur me përvetësimin e mjeteve të harkimit përdorur nga NSA-ja ai tha se një agjent Amerikan kishte instaluar antivirusin e Kaspersky.

Duke qenë se ai ishte pjesë e shërbimit të Kaspersky për analizimin e maluerëve, gjatë skanimeve rutinë u zbulua një skedar i panjohur dhe u dërgua tek serverët e kompanisë, një proces normal dhe automatik i antivirusit në fjalë.

Ai tha se dëmi i shkaktuar nga kontratat federale të shkëputura nuk kanë fare efekt në të ardhurat e kompanisë së tij. Por klima mediatike e krijuar është ajo që pritet ti shkaktojë dëm Kaspersky. /PCWorld Albanian