Skandal seksual në Komunën e Istogut !

E publikuar: 12/01/2016 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Studentja N.N., nga Komuna e Istogut, është ngacmuar seksualisht nga një zyrtar i kësaj komune, më 6 janar të këtij muaji, raporton Gazeta Blic.

Sipas burimeve të Gazetës Blic, studentja ka shkuar në komunë për çështje dokumentacioni të bursës dhe aty është ngacmuar seksualisht nga një zyrtar i kësaj Komune.

“Studentja N.N ka shkuar për aplikim për bursë në zyrat e kësaj komune dhe zyrtari Xhevdet Zekaj ka keqpërdorur detyrën dhe ka ngacmuar studenten seksualisht”, ka thënë ky burim.

Sipas të njëjtit, e dëmtuara e ka paraqitur rastin edhe në Policinë e Kosovës, ku më pas, personit që ka ngacmuar seksualisht, i është shqiptuar masa prej 24 orësh paraburgim.

Këtë skandal e ka konfirmuar edhe vetë kryetari i kësaj Komune, Haki Rugova. Ai i ka thënë Gazetës Blic se i vjen shumë keq si kryetar dhe si qytetar i Istogut për këtë ngjarje.