Skandal i ri në Facebook: Të rinjt seks të hapur (Foto +18)

E publikuar: 04/12/2016 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë dhe një djalë i ri kanë bashkëngjitur fotografitë në profilet e tyre, të cilat u realizuan pas marrëdhënies seksuale. Vetëm pas pak momentesh që kanë lënë këto fotografi, ata janë parë nga dhjetëra mijëra njerëz në Bosnje, Kroaci, Serbi dhe vende tjera të Ballkanit.

Rrjetet sociale po “bombardohen” nga ky skandal. Se në Facebook shpërndahet gjithçka e dimë që moti, por ky shembull ka shokuar tërë rajonin. Në pyetje sipas mediave serbe është çifti i ri, i cili jo vetëm me “miqtë”, por edhe me disa dhjetëra mijëra njerëz nga rajoni  ka shpërndarë momentet më intime të tyre, transmeton lajmi.net.

Sipas komenteve kuptohet që çifti është nga Serbia, ndërsa po në bazë të të njëjtave komente, mendohet se fotografitë janë bërë menjëherë pas marrëdhënies seksuale. Derisa, për një kohë të shkurtër ata me ose pa qëllim kanë mbajtur të hapur për publikun, këto fotografi janë parë nga një numër i madh i njerëzve nëpër Ballkan.

Por, çështja kryesore është se si intimiteti tashmë është bërë diçka shumë normale, dhe e thjeshtë për tu shpërndarë me të tjerët, madje në përmasa ekstreme. Madje, kur shikohen komentet ka edhe nga të tilla që thonë “Më shtohet presioni kur i shoh vendet intime tuaja”, gjë që nuk i ka penguar fare djaloshit.

LEXO:  Veseli: Në Drenicë dhe për Drenicën ka vetëm fitore

Foto: Facebook

Pika kulminante ka qenë kur i riu ka shpjeguar arsyen e këtij hapi, duke iu përgjigjur komenteve në fotografi.

“Më së shumti e kam publikuar për shkak të armiqve që ta kuptojnë që janë një rang më poshtë. Ndërsa një fakt më i fortë është se, nëse ata do t’i publikonin nuk do të bëhej kaq e madhe, do të ishte gjithçka në rregull. Për atë arsye vetëm do të shikojnë tërë jetën. Përshëndetje, të puth vëllai”, ka shkruar ai.

Foto: Facebook

Megjithatë, ky nuk është rasti i vetëm i një ngjarjeje të tillë. Pothuajse, në shumë profile të të rinjve mund të rastisen fotografi të tilla.

Shumë të rinj po synojnë të mbledhin shumë pëlqime duke publikuar foto të tilla, dhe të bëhen të famshëm në internet, por nuk janë të vetëdijshëm se sa shtrenjtë po i paguajnë këto gjeste. /lajmi.net

Foto: Facebook

Foto: Facebook