Skandal: Respiratorët e Infektivës dyshohet se mund të jenë prishur qëllimisht pas mesnate

E publikuar: 05/07/2020 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Katër persona të prekur me koronavirus vdiqën sot në Klinikën Infektive të QKUK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet se dyshimet e para për këto vdekje janë prishjet e respiratorëve, gjë për të cilën Policia e Kosovës është njoftuar në ora 01:00 pas mesnatës.

Me urdhër të prokurorit, policia ka shkuar në këtë klinikë për të verifikuar nëse ka të bëjë me defet teknik apo me ndonjë prishje të qëllimshme.

Nga hetimet e para, vdekjet e fundit janë trajtuar si të dyshimta dhe policia është duke zhvilluar hetime./gs/.