Skandal në shkollën policore në Vushtrri

E publikuar: 09/02/2016 10:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shkollën e Policisë në Vushtrri ka ndodhur një skandal, i cili është mbajtur i heshtur nga Drejtoria e këtij institucioni.

Në këtë shkollë po trajnohen diku rreth 100 serbë të pjesës veriore, të cilët do të kyqen në administratën civile matanë urës. Mirëpo, të gjithë këta punonjës për ta refuzuar shtetin e Kosovës nuk kanë pranuar të futen në sallën e mësimit, derisa të hiqej flamuri i shtetit të Kosovës, raporton parrotlla.

Dëshira e këtyre serbëve është plotësuar, mirëpo Drejtoria e Shkollës Policore e ka mbajtur të heshtur këtë fakt, edhe pse është shkelur Ligji mbi simoblet e shtetit të Kosovës.