Skandal në futbollin shqiptar: “Na lini ndeshjen dhe thoni sa para doni”

E publikuar: 10/05/2017 16:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy ditë përpara supersfidës së javës së 32-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Kukësit, drejtues të lartë të klubit verilindor kanë tentuar që të korruptojnë lojtarë të klubit të kuq për të toleruar ndeshjen në favorin e tyre.

Ekziston një regjistrim, ku një sekser i ambientit te futbollit vendas pranë Federateës, menaxher i Kukesit dhe i porositur nga krerë te larte te klubit te Kukesit, ka bërë të pamundurën për të korruptuar lojtarët e Partizanit për të toleruar në sfidën përballë tyre, transmeton TemaTV.

Eksperte te sigurise dhe juriste te klubit Partizani po konsiderojne hapat e metejshem qe duhen ndjekur.

Akoma e paqarte se cilat mund te jene pasojat e veprimit te njerezve prane kryes se klubit te Kukesit.

Në një investigim të TemA TV është siguruar një frazë nga audio-regjistrimi, ku ndermjetesi sekser i ngarkuar nga kreret me te larte te klubit verilindor mësohet tu ketë thënë lojtarve këtë frazë:

“Toleroni dhe me thoni sa doni”, i është drejtuar sekseri.

TemA TV është duke investiguar për të siguruar të plotë materialin e këtij regjistrimi, i cili do t’i serviret për transparencë publikut, ku tentohet korrupsioni tek lojtarët e Partizanit, duke shpresuar dhe qe te tille raste te mos ndodhin ne te ardhmen me!