Skandal: Ndalohet piloti gjerman se i prishi qetësinë Kryeministrit Rama

E publikuar: 10/08/2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fluturimi i një helikopteri në Dhërmi, që i ka prishur qetësinë kryeministri Edi Rama i cili është duke pushuar atje, ka bërë që një pilot gjerman të ndalohet në aeroportin e Rinasit.

Faktin e bën të ditur gazeta Dita, e cila tregon se piloti shërbente për një firmë, e cila kishte në pronësi helikopterin.

“Por ai është ndaluar pas një telefonate nervoze se “i ka prishur qetësinë kryeministrit, i cili po pushon në Dhërmi”. Është dashur ndërhyrja e ambasadës gjermane për të sqaruar këtë incident, ndërsa piloti thotë se ai ka marrë dritën jeshile nga Rinasi për të bërë fluturimet”, shkruan Dita.

Ai thotë se ka fluturuar edhe dhjetëra herë të tjera, por dy herët e fundit duket se ka shqetësuar Edi Ramën. Ndërkohë përfaqësuesi i firmës që ka në pronësi helikopterin thotë se ai është përdorur edhe për emergjenca shëndetësore, me kërkesë të shtetit shqiptar.

Madje ata ankohen se nuk kanë marrë akoma pagesat për shërbimet e bëra.