Skandal || Kjo ndodh vetëm në Shqipëri: 4-vjeçari kalon natën në polici (Video)

E publikuar: 14/08/2015 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky është rasti i tretë kur një fëmijë përfundon në qelitë e komisariateve shqiptare. Një 4-vjeçar nga fshati Lekas në Pogradec, kaloi natën në komisariat.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 11 gushtit, kur policia arrestoi babain e tij, Bledi Lekën në fshatin Zvirinë duke drejtuar një mjet të ngarkuar me dru, pa leje drejtimi dhe pa dokumente për drutë e prera.

Nuk dihet në ç’rrethana prindi kishte marrë vogëlushin me vete, por arrestimi në prezencë të tij, u pasua me shtrimin në spital të 4-vjeçarit.

Nëna e fëmijës tregon se kur mori të birin disa orë pasi ishin dërguar në komisariat, gjendja e tij shëndetësore ishte e rëndë.

Familja Leka banon në një fshat tre orë larg nga qendra e qytetit, pa rrugë makinash, shkruajnë mediat shqiptare.

Gruaja ishte njoftuar nga policia në mesnatë për djalin, por ajo mundi të mbërrinte aty vetëm në mëngjes.

Nëna e fëmijës bën përgjegjës policët për shëndetin e fëmijës dhe kërkon që ata të mbajnë përgjegjësi.