S’ka zgjedhje, synohet marrëveshja me Serbinë

E publikuar: 06/02/2019 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vlerësohet se nuk ka ndonjë iniciativë serioze as nga opozita, por s’ka as përkrahje nga ndërkombëtarët për arsye se zgjedhjet mund ta vonojnë marrëveshjen me Serbinë, ndonëse të gjitha përpjekjet po bëhen që kjo marrëveshje të arrihet në gjysmën e parë të këtij viti, shkruan Gazeta “Zëri”.

Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë ka nxjerrë në plan të dytë iniciativën për rrëzimin e  qeverisë “Haradinaj” dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Për zgjedhje të parakohshme vlerësohet se nuk ka ndonjë iniciativë serioze as nga radhët e opozitës, por as përkrahje nga ndërkombëtarët, ngase zgjedhjet mund ta vonojnë marrëveshjen eventuale, ndonëse të gjitha përpjekjet po bëhen që kjo gjë të arrihet në gjysmën e parë të këtij viti, shkruan Gazeta “Zëri”.

Presidenti Hashim Thaçi është ai i cili po insiston në një marrëveshje të tillë, duke e përmendur edhe korrigjimin e kufijve me Serbinë, ndonëse opozita po e akuzon se i pari i shtetit po dëshiron t’ia falë shtetit fqinj komunat veriore të Kosovës në këmbim të sigurimit të ulëses në OKB.