” S’ka vazhdim të dialogut, pa formimin e Asociacionit”

E publikuar: 18/11/2017 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandra Joksimoviq, drejtoreshë e Qendrës për Politikë të Jashtme, ka thënë se Bashkimi Europian është i vetëdijshëm se nuk mund të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës e Serbisë pa realizuar marrëveshja e arritur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Joksimoviq për RTS-në ka thënë, se zyrtarët e BE-së janë të interesuar të respektohen marrëveshjet e arritura në Bruksel, andaj kërkojnë që të formohet AKS, transmeton lajmi.net.

“Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe është një nga elementet thelbësore të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka thënë se Kosova po e shmang formimin e AKS-së, gjë që po e shmangë edhe ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.