S’ka rënie të temperaturave, por ajri i pashëndetshëm kaplon Prishtinën

E publikuar: 23/10/2019 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosovës i janë rikthyer problemet me ndotjen e ajrit.

Prishtina si kryeqytet i Kosovës, aktualisht ka ajër shumë të pashëndetshëm, shkruan lajmi.net.

Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 151 PPM.

Një nivel i tillë ndotës i ajrit, konsiderohet si shumë i pashëndetshëm.

Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë rradhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.

Për këtë çështje madje edhe ishte protestuar.