S’ka qetësim në Ohër, tërmetet godasin njëri pas tjetrit

E publikuar: 03/07/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ohri vazhdon të përfshihet në valë tërmeti. Edhe mëngjesin e hershëm është regjistruar një tërmet prej 3.7 shkallë Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometër në lindje të Ohrit, në thellësëi prej 6 kilometrave. Ky është tërmeti i dytë më i fuqishëm, pas atij të ditës së djeshme, me fuqi prej 3.9 shkallë Rihter.

Kujtojmë se rajoni i Ohrit është përfshirë nga mbi 800 tërmete të fuqisë së dobët. Deri tani nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.