S’ka pushim për Ronaldon, udhëton me skuadrën e Juventusit

29.07.2020 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
S’ka pushim për Ronaldon, udhëton me skuadrën e Juventusit

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, ka vendosur ta marrë me vete Cristiano Ronaldon për udhëtimin e sotshme në Sardinia, ku ylli portugez do të shoqërohet edhe nga tetë lojtarë të rinj.

Zonja e Vjetër e siguroi titullin e nëntë radhazi të Serisë A të dielën dhe pritej të bënin ndryshime të mëdha në skuadër për ndeshjen e së mërkurës kundër Cagliarit, transmeton Gazeta Express.

Mediumet italiane raportuan të martën se Ronaldo, i cili për momentin është tre gola prapa Ciro Immobile të Lazios në garën për Këpucën e Artë, do ta merrte pushim dhe do të qëndronte në Torino këtë javë.

Megjithatë, 35-vjeçari është në mesin e skuadrës së Juventusit që ka udhëtuar për ndeshjen e fundit si mysafir për këtë sezon të Serisë A.

Përderisa Ronaldo udhëtoi me skuadër, në listën e lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje mungojnë shumë të tjerë, si Danilo, Giorgio Chiellini, Matthijs de Ligt, Mattia De Sciglio, Sami Khedira, Douglas Costa dhe Paulo Dybala.

Skuadra e Juventusit për ndeshjen kundër Cagliarit: Szczesny, Pinsoglio, Buffon; Alex Sandro, Bonucci, Rugani, Demiral, Coccolo, Wesley, Frabotta; Pjanic, Matuidi, Bentancur, Muratore, Peeters; Ronaldo, Cuadrado, Higuain, Bernardeschi, Olivieri, Vrioni, Zanimacchia.

Pasi që ndeshja e Ligës së Kampionëve kundër Olympique Lyonnais do të zhvillohet në fillim të gushtit, Sarri mund të mos e përfshijë në formacion të parë as Ronaldon, përkundër që ai udhëtoi me skuadër. /Gazeta Express/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Jo vetëm Thiago, Liverpooli e do edhe talentin e Dortmundit

Jo vetëm Thiago, Liverpooli e do edhe talentin e Dortmundit

Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Aubameynag- Arsenal, vjen lajmi më i ri

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Zidane ka marr një vendim të rëndësishëm për Real Madridin

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Taulant Xhaka vendos për të ardhmen e tij

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Diskutohet në Kosovë për autostradën e parë për biçikleta – e para e llojit të vetë në Ballkanin Perëndimor

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Enca vë në fokus të pasmet në imazhin e fundit të ndarë në rrjetet sociale

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Lamtumirë Kardashians – Reality Show mbyllet pas 14 vjetësh

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Arrestohet gruaja që u zhvesh e ‘provoi’ lodrat e seksit në dyqanin për të rritur (Foto)

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Shkencëtarët zbulojnë se si të ngadalësohet plakja biologjike

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

Infektohet me Covid-19 edhe vajza e Berluskonit

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

​Shqipëria përballë Lituanisë për tri pikët e radhës

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

Partneri kontrollon vazhdimisht telefonin tuaj – ai mund të ketë këto probleme

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

A mund të gjeni më shumë se 16 mace në këtë foto?

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Kush është bukuroshja shqiptare që fitoi kurorën “Miss Arbëresha”- (Foto)

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Sot e nesër mbahet Kampionati i Kosovës në automobilizëm

Kosova U21 pëson debakël në “Fadil Vokrri”

Kosova U21 pëson debakël në “Fadil Vokrri”