“S’ka ngel njeri pa e q** në Shkodër”, flet “virgjëresha” që i dolën bisedat erotike: Ma ka bërë … (Foto)

07.09.2017 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“S’ka ngel njeri pa e q** në Shkodër”, flet “virgjëresha” që i dolën bisedat erotike: Ma ka bërë … (Foto)

Drilona është një vajzë të cilës iu publikuan disa mesazhe me përmbajtje erotike nga faqja në Instagram “Demaskimet Shqiptare”. Kjo nuk është hera e parë që Drilonës i ndodh një gjë e tillë, e madje, në lidhje me këtë situatë të turpshme është vënë në dijeni edhe familja e Drilonës.Ajo është në gjendje të keqe psikologjike, dhe nuk shqetësohet vetëm për veten, por edhe për familjen e saj, që jeton në Mamurras. Anabel.al komunikoi me të, për të marrë një version lidhur me akuzat që bazohen në disa screenshot-e bisedash, të publikuara në një faqe në Instagram.

Mbrëmë isha tek tezja, për të humbur mendjen se isha keq psikologjikisht. Më vjen një telefonatë nga babi, ku më pyeste si jam, duke më shprehur dashurinë, gjë që e bën shumë rrallë. Më shkroi: “Të puth shumë”. Unë mendoj se e kanë marrë vesh.”

Drilona tregon se është hera e dytë që akuzohet publikisht për diçka të tillë, dhe beson se këtë e ka sjellë e dashura e re e ish-të fejuarit, me të cilin ka patur një marrëdhënie 8-vjeçare.

Është hera e dytë që më bëjnë diçka të tillë. Unë nuk jam nga Shkodra, kam bërë shkollën në Shkodër. Kam qenë e fejuar për shumë vite me një djalë, 8 vite dhe u ndamë për arsyet tona. Ai është koshient që s’ka qenë për fajin tim. Për një periudhë të shkurtër pas ndarjes ai u njoh me një vajzë në Itali e njohu sepse jeton atje.

Kam marrë mesazhe kërcënuese, ku më shkruanin: “Mamin tënd do ta vesh me të zeza”. Shumë mesazhe, shumë strese, nga i njëjti person. Unë nuk lëvizja dot nga Belgjika.”

Prej një muaji e gjysmë, Drilona ndodhet në Shqipëri për pushime. Ajo jeton në Belgjikë me të motrën dhe familjen e saj.

Aty shkruhej sikur unë po flisja me një djalë me emrin Miri. I vetmi person me emrin Miri që njoh, është kushëriri im.”

Drilona thotë se në emër të saj, janë hapur profile në Facebook me foto të sajat, kinse është striptiste në Milano, dhe Drilona mendon se i ka bërë i njëjti person. Sipas saj, prej vitesh përndiqet nga vajza në fjalë, sepse prindërit e ish-të fejuarit kanë akoma respekt për të, dhe ende interesohen duke e telefonuar.

Ajo e ka denoncuar çështjen në polici, dhe pret që të bëhet diçka që lajmet të zhduken nga interneti. Thotë se në polici e kanë trajtuar shumë mirë, por tani do t’u duhet të luftojnë me shumë burime lajmesh seri që e kanë publikuar online, ndërsa faqja që ka publikuar mesazhet është zhdukur për të disatën herë.

Prindërit e dinë si kanë shkuar gjërat dhe kanë shumë besim tek unë. Megjithatë, jam shumë e tronditur dhe në gjendje të keqe psikologjike”, thotë ajo, “Thjesht ideja që prindi mund të ketë parë të tilla gjëra, nuk i dal dot përpara.”

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Pishinat publike mund të shkaktojnë një numër të madh të infeksioneve

Miley Cyrus për herë të parë në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

Miley Cyrus për herë të parë në Kosovë, Serbët nisin komentet plot urrejtje

Miss Serbia çmend të gjithë: Këndon xhamadanin dhe puth hartën e Kosovës në emision (Video)

Miss Serbia çmend të gjithë: Këndon xhamadanin dhe puth hartën e Kosovës në emision (Video)