“S’ka marrëveshje për emra të përveçëm”, Isa Mustafa merr “goditje” edhe nga Lutfi Haziri

02.08.2019 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“S’ka marrëveshje për emra të përveçëm”, Isa Mustafa merr “goditje” edhe nga Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së partisë së tij.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje se a ka arritur partia e tij të gjejë kandidat konsensual për kryetar, ka thënë se ata do ia garantojnë pjesëmarrjen secilit që dëshiron që formalisht të kandidojë, shkruan lajmi.net.

“Me kryetarët e degëve finalizum angazhimet tona. 355 delegatë tashmë e kanë konfirmuar pjesëmarrjen”, ka thënë ai.

Haziri ka folur edhe për atë se a ka pasur marrëveshje politike që Isa Mustafa të jetë kandidat konsenusal për kryetar të partisë.

Ka thënë se, marrëveshja politike nuk ka pasur të bëj më emra të përveçëm.

“Unë jam pjesë e ekipit që po punon në angazhime, dhe besoj shumë që deri nesër në ora 10 nuk do të shteret kureshtja.. Nuk ka pasur marrëveshja politike të bëj me emër të përveçëm, por me unitet politik. Unë i përmbahem angazhimit tim, dhe duke respektu normën e punës ju ftoj që të gjithëve ta konfirmoni këtë që po e themi tash”, ka shtuar ai.

Haziri ka folur edhe për letrën e presidentit Thaçi drejtuar koalicionit PAN, për propozimin e një mandatari të ri të Qeverisë, teksa ka thënë se kjo nuk ka të bëj me partinë e tij, dhe se Thaçi e ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese.

“Ne e kemi pa si të drejtë kushtetuese të presidentit. Ai iu ka adresu partnerëve të koalicionit dhe nuk ka të bëj me ne. Qëndrimi jonë është që vendi kërkon zgjedhje dhe kjo duhet të rikonfirmohet”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, burime e lajmi.net brenda mbledhjes së Kryesisë kanë treguar se i vetmi që e ka kundërshtuar kandidaturën e Isa Mustafës, si emër konsensual ka qenë Agim Veliu.

Sipas këtyre burimeve, Veliu është i bindur se mund t’i fitojë vetë zgjedhjet për të parin e partisë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Punonjësja e seksit me koronavirus, kryebashkiaku apel klientëve të saj: Tregojuni grave, edhe nëse ju përzënë nga shtëpia

Punonjësja e seksit me koronavirus, kryebashkiaku apel klientëve të saj: Tregojuni grave, edhe nëse ju përzënë nga shtëpia

Viola von Cramon i reagon Ischingerit për vizat ndaj Kosovës

Viola von Cramon i reagon Ischingerit për vizat ndaj Kosovës

Virusi nga Wuhan nuk është i njëjtë me versionin aktual

Virusi nga Wuhan nuk është i njëjtë me versionin aktual

Virologu: Vala e dytë e koronavirusit do jetë serioze, bota do ndahet në dy grupe

Virologu: Vala e dytë e koronavirusit do jetë serioze, bota do ndahet në dy grupe

Haradinaj-Stublla përkrah Hotin në dialogun me Serbinë

Haradinaj-Stublla përkrah Hotin në dialogun me Serbinë

Ahmeti jep detaje rreth mundësisë së testimit serologjik në Prishtinë

Ahmeti jep detaje rreth mundësisë së testimit serologjik në Prishtinë

​Ischinger kërkon heqjen e vizave për Kosovën

​Ischinger kërkon heqjen e vizave për Kosovën

2632 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me vendet e rajonit

2632 raste aktive me Covid-19, si krahasohet Kosova me vendet e rajonit

Basha për vizitë dyditore në Kosovë

Basha për vizitë dyditore në Kosovë

Ekspertët: Pandemia po shkakton ankth e depresion

Ekspertët: Pandemia po shkakton ankth e depresion

​BE negocion kontrata për furnizimin e vaksinës me pesë prodhues

​BE negocion kontrata për furnizimin e vaksinës me pesë prodhues

Trump thotë se nuk e di nëse do të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale

Trump thotë se nuk e di nëse do të pranojë humbjen në zgjedhjet presidenciale

​Bilanci i viktimave nga COVID-19 në botë tejkalon 600.000

​Bilanci i viktimave nga COVID-19 në botë tejkalon 600.000

​Thaçi çajin e pasdites me prindërit në Burojë

​Thaçi çajin e pasdites me prindërit në Burojë

​Tahiri flet për vizat: Ku ka mbetur BE-ja?

​Tahiri flet për vizat: Ku ka mbetur BE-ja?

​Rritet numri i të infektuarve në Mal të Zi, dyfish më shumë se dje

​Rritet numri i të infektuarve në Mal të Zi, dyfish më shumë se dje