S’ka marrëveshje për demarkacionin, Apostolova thirrje liderëve: Mendoni për qytetarët

E publikuar: 22/02/2018 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Pasi Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta kalojë Demarkacionin, ratifikimi i të cilit po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Apostolova ka bërë një apel për udhëheqësit e vendit, në llogarinë e saj zyrtare, në Twitter.

“Gjetja e konsensusit për votimin e demarkacionit tregon lidership”, ka deklaruar Apostolova.

“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të mendojnë për qytetarët e Kosovës dhe për rininë e Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter. /Express/