Situata me COVID 19, Zemaj në takim me komitetin për vlerësimin e situatës

E publikuar: 22/02/2021 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot në orën 11:00 do të mblidhet Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me koronavirus.

“Sot, nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, do të mbahet takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID 19”, bëhet e ditur në një njoftim për media të MSh-së.

Lexo Edhe:
SHBA në prag të 500,000 vdekjeve nga koronavirusi
Ky takim mbahet një ditë pasi vendi regjistroi 398 raste me COVID-19, shifër kjo më e larta për vitin 2021.