Situata e sigurisë në Kosovë e qëndrueshme

E publikuar: 20/01/2017 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Situata e sigurisë në vend, është e qëndrueshme, derisa institucionet e sigurisë, janë në nivel të detyrës ka thënë kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë kosovare të Inteligjencë, Haxhi Shala, pas mbledhjes së komisionit, para së cilit ka raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj, raporton KTV.

Ndërsa i pyetur se a ka informacione se mund të ketë provokime të radhës nga ana e Serbisë ai tha se AKI është në shërbim të kryerjes së detyrës që ka, pasi që Serbia nuk do të ndalet me skenarë të tillë.

Ndërsa sa i përket rrëzimit të murit dhe informatat që ata kanë për provokime të mundshme ai tha se mund të ketë provokime, por jo të përmasave të mëdha. Edhe anëtarja e komisionit Aida Dërguti tha se nga informacionet e marra nga drejtori i AKI-së, situata e sigurisë është e qëndrueshme dhe se institucionet e sigurisë janë në gatishmëri./koha.net/