Sistemi operativ ‘Android M’ do t’u sigurojë përdoruesve më shumë privatësi

E publikuar: 11/05/2015 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Android M do të jetë sistemi i ardhshëm operativ i Google-it, i cili do të prezantohet gjatë konferencës së zhvilluesve I/O. Me këtë sistem operativ Google do t’u sigurojë më shumë privatësi përdoruesve të saj.

Gazeta prestigjioze Bloomberg raporton se sistemi i ri operativ do t’u japë mundësi përdoruesve të zgjedhin se çfarë informacionesh të shpërndajnë me aplikacione të caktuara, duke përfshirë këtu fotot, kontaktet dhe vendndodhjen. Ky është hapi i parë që Google do të ndërmarrë për t’u siguruar përdoruesve më shumë privatësi. Më në fund Google do t’u përgjigjet thirrjeve për transparencë në moshën e internet.

Nuk e dimë se sa kontroll do të ofrojë Android M, por do të zbulojmë gjithçka mbi këtë sistem operativ kur Google të zhvillojë konferencën e zhvilluesve në San Francisko, në fund të këtij muaji.