Sipas studiuesve njerëzit që postojnë thënie frymëzuese ‘kanë nivel të ulët të intelegjencës’

E publikuar: 19/01/2016 14:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e dimë që njerëzit duan të ndajnë thënie frymëzuese nëpër rrjetet sociale. Pa dyshim, thëniet nuk janë të tyre, por të cituara nga autorë tjerë.

Megjithatë, studimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit që shpërndajnë thëniet frymëzuese janë më pak intelegjentë, shkruan Metro.uk, transmeton Gazeta Blic.
Sipas studimit këta njerëz janë më të prirur të besojnë në teori konspirative.
Hulumtuesit kanë pyetur rreth 845 vullnetarë të vlersojnë një seri citimesh ‘frymëzuese’, më pas ata i janë nënshtruar një sërë testesh.

Për revistën ‘Judgment and Decision Making’, psikologu Gordon Pennycook, nga Universiteti Ëaterloo, është shprehur se ‘studimi është përqendruar në thëniet të cilat në dukje duken mbresëlënesë dhe që në fillim paraqiten si të vërteta dhe kuptimplota, por pas studimeve ato kanë rezultuar si thënie të pakuptimta.’
“Rezultatet tona janë mbëdhtetur në idenë se disa njerëz janë më të hapur në lidhje më këtë temë, por ata kanë reflektuar më pak intelegjentë, prandaj janë të prirur të jenë konfuz, dhe të besojnë në teori konspirative,” ka shtuar ai.
Studimi është marrë me shembujt të vërtetë nga rrjetet sociale, ku kanë gjetur edhe thënie nga Depak Chopra, i cili sipas studiuesve ‘më parë është akuzuar për thënie të pakuptimta’.