Sipas shoqërisë civile, inspektorët e ATK-së kanë lidhje me politikën

02.12.2019 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sipas shoqërisë civile, inspektorët e ATK-së kanë lidhje me politikën

​Nga 20 inspektorë që janë pranuar këtë vit në Administratën Tatimore të Kosovë, tetë prej tyre kanë lidhje me politikën. Vlera e ekonomisë jo formale nga të gjitha raportet del të jetë e lartë në Kosovë.

Mbledhja e borxhit sipas ATK-së ka pasur rritje gjatë këtij viti prej 32 për qind, kështu stoku i borxhit ka rënë për 5,6 për qind. Në të njëjtën kohë ka pasur rritje edhe të konfiskimeve dhe vërejtjeve të fundit para konfiskimit krahasuar me vitin paraprak.

Kështu u tha sot në tryezën e organizuar nga Demokraci Plus dhe Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, me përkrahje të Ambasadës së Britanisë së Madhe në Prishtinë, për integritetin në Administratën Tatimore të Kosovë.

Visar Rushiti, analist i politikave në Demokraci Plus, ka prezantuar të gjeturat e raportit, derisa ka shtuar se prej 15 rekomandimeve që ka pasur raporti i kaluar, 7 prej tyre tha se janë marrë parasysh, 5 prej tyre janë në proces të përfundimit dhe 2 nuk janë marrë parasysh fare.

Kryeredaktori i kallxo.com, Kreshnik Gashi tha se është sfidë puna me ATK-në.

Zëvendësambasadori i Britanisë së Madhe, Jacob Webber tha se ATK përveç që është institucion i rëndësishëm për mbledhjen e të hyrave tatimore, është institucion kyç edhe për ruajtjen dhe rritjen e ekonomisë.

Drejtori i ATK-së, Ilir Myrtezaj tha se përkundër mos ekzekutimit të shpenzimeve kapitale, në vlerë rreth 447 milionë euro për 11 muaj, investimet që kishin prodhuar detyrimin tatimor, të hyrat kanë qenë më të vogla.

Sipas tij, ATK i ka paralajmëruar zyrtarët publikë, në angazhimin e tyre qoftë si shërbyes civil apo përfaqësues politikë. Myrtezaj ka mohuar që inspektorët të kenë lidhje me politikën.

Ndërsa Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje tha se duhet të bëhen ndryshimet e nevojshme të legjislacionit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Selimi: Thaçi ka thënë se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni VV-LDK sa të jetë president

Selimi: Thaçi ka thënë se s’do të lejojë të ndodhë koalicioni VV-LDK sa të jetë president

Tahiri: Thaçi e Rama bënë gabim historik, unë s’e lejova Serbinë të hapë tema territoresh

Tahiri: Thaçi e Rama bënë gabim historik, unë s’e lejova Serbinë të hapë tema territoresh

Pallaska tregon se pse nuk pret të aprovohet padia e Ramës ndaj Haradinajt

Pallaska tregon se pse nuk pret të aprovohet padia e Ramës ndaj Haradinajt

Haradinaj priti në takim ambasadorin William Walker

Haradinaj priti në takim ambasadorin William Walker

‘Më së pakti injorant’/ Haradinaj: Rama i angazhuar në ndarjen e Kosovës. Veprim i dëmshëm

‘Më së pakti injorant’/ Haradinaj: Rama i angazhuar në ndarjen e Kosovës. Veprim i dëmshëm

Merovci publikon foto të sekretarit të LDK-së që ishte rrahur rëndë nga serbët para luftës

Merovci publikon foto të sekretarit të LDK-së që ishte rrahur rëndë nga serbët para luftës

Kurti: Jemi aq afër marrëveshjes me LDK’në saqë po u afruam edhe më, merremi vesh

Kurti: Jemi aq afër marrëveshjes me LDK’në saqë po u afruam edhe më, merremi vesh

Elmi Reçica, i ftuari i rradhës i Gjykatës Speciale

Elmi Reçica, i ftuari i rradhës i Gjykatës Speciale

Mediat greke kërkojnë që të shpallet ‘non grata’ gazetarja e Top Channel, bëri emisionin me temë: “Derviciani, fshati që refuzon shqipen”

Mediat greke kërkojnë që të shpallet ‘non grata’ gazetarja e Top Channel, bëri emisionin me temë: “Derviciani, fshati që refuzon shqipen”

Shqiptarët ekzekutuan snajperistin në Londër, policia publikon emrat dhe foto

Shqiptarët ekzekutuan snajperistin në Londër, policia publikon emrat dhe foto

Besa Shahini “pa doreza” ndaj Rektorit Koni: Është koha të zgjidhet një grua në krye të Universitetit

Besa Shahini “pa doreza” ndaj Rektorit Koni: Është koha të zgjidhet një grua në krye të Universitetit

Kosnetti sfidon ministritë dhe komunat të publikojnë hetimet për mashtrim e korrupsion

Kosnetti sfidon ministritë dhe komunat të publikojnë hetimet për mashtrim e korrupsion

Selimi: S’jam kërcënuar nga askush e as s’kam nevojë për ndonjë mbrojte

Selimi: S’jam kërcënuar nga askush e as s’kam nevojë për ndonjë mbrojte

Ligji për mbrojtje, mbetet i bllokuar në parlament

Ligji për mbrojtje, mbetet i bllokuar në parlament

Detaje të reja/ Zjarri në banesën në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën po luante me shkrepëse

Detaje të reja/ Zjarri në banesën në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën po luante me shkrepëse

Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së