Sipas një raporti Apple do të prodhojë të gjitha modelet e 2020 iPhone me ekrane OLED

E publikuar: 03/04/2019 10:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse spekulimet thonë se Apple kishte planifikuar vetëm përditësime konservative për linjën e 2019 të iPhone, modelet e 2020-ës do të kenë ekrane të mëdha dhe të vogla.

Sipas DigiTimes, Apple do të zgjedhë mes ekraneve të reja OLED nga prodhuesit Koreano Jugor Samsung dhe LG.

Raporti sugjeron se linja e 2020 fillon me ekrane 5.42-inç çka do të ishte dukshëm më i vogël sesa 5.8-inç iPhone XS dhe të vijojë deri në 6.06 inç për modelin e mesëm dhe 6.67-inç për modelin më të madh.

Ky i fundit ka një rritje të vogël krahasuar me iPhone XS Max që është 6.5-inç. Për modelin e mesëm dhe të madh rritja e madhësisë mund të thotë se Apple ka arritur të eliminojë plotësisht kornizat e ekranit.

Lajmi më i rëndësishëm padyshim është debutimi i një modeli OLED edhe për variantin buxhetor 5.45-inç. iPhone XR mori kritika të shumta këtë vit për ekranin LCD dhe mungesën e Face ID.

Ndërsa për variantin 5G, raportohet se Apple do të presë deri në 2020-ën edhe pse nuk mbetet jashtë mundësia që të lançojë modelin më të mirë të këtij viti me 5G si iPhone XS Max.

Samsung ka ndjekur një strategji të ngjashme me Galaxy S10 5G i cili ka një ekran më të madh se tre modelet e tjera, konkretisht 6.7-inç. /PCWorld Albanian