“Siparantum” pjesë e projektit global edhe kori nga Peja. – #resolution2020

E publikuar: 12/12/2019 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kori Siparantum i është bashkëngjitur projektit të madh botëror që i dedikohet mbrojtjes së ambientit nga ndotjet dhe ndryshimet klimatike.

Në bashkëpunim me “Universal Music”, “National Geographic”, WWF, mbi 100 kore dhe interpretues të botës incizojnë një version të këngës “World On Our Shoulders”. Në mesin e tyre edhe kori nga Peja.

Muzika dhe teksti i këngës është bërë nga Robin Howl, Violet Skies, Holly Fletcher. Aranzhimi që do ta dëgjoni në videon e mëposhtme është bërë nga Memli Kelmendi. Solistë janë: Dua Basha, Klea Dina, Enisa Mujaj, Mevlud Rrahimaj, Matej Karaqi, Zana Berisha, Fatmir Bajraktari, Rizah Jahaj dhe Erjona Rama. Incizimi, miksi dhe postproduksioni është bërë në studion “PreDuo”. Ndërsa, videoja është realizuar nga Ilir Ahmeti nga produksioni “Video Art” në Gjilan. Ndihmë në realizimin e këtij projekti kanë dhënë: Shoqata e Alpinistëve “Marimangat” nga Pejës, Nol Krasniqi, Viryt Gacaferi dhe Besian Krasniqi.