SINKON paralajmrojnë grevë kohëzgjatje prej një ore

E publikuar: 06/02/2019 10:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përmes kësaj komunikate deshtëm të njoftojmë opinionin publik në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket situatës së kontrollit të trafikut ajror në Kosovë. 

SINKON dje është ftuar në takim nga Ministri i Infrastrukturë sdhe Transportit – Dr. Pal Lekaj. Në këtë takim Ministriti është bërë e ditur arsyeja e ndërmarrjes së hapave nga SINKON për të shprehur pakënaqësinë në lidhje me përfshirjen në Ligjin e Pagave. Ministri ishte i vetëdijshëm për rolin që luan kontrolli i trafikut ajror në Kosovë dhe konsideroi që është bërë pa drejtësi me kontrollorët e trafikut ajror për mes përfshirjes së tyre në Ligjin e Pagave.

Për t’i dhënë hapësirë krerëve të institucioneve, respektivisht Presidentit të Republikës së Kosovës që të shqyrtojë kërkesën legjitime të kontrollorëve të trafikut ajror të Kosovës, për t’u përjashtuar nga Ligji për Paga,anëtarësia e SINKON një zëri vendosi që të shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 13.02.2019, prej orës 08:00 deri në ora 09:00. Duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulantore në Kosovë.

Në ndërkohë si shenjë mirë besimi nga SINKON ndaj vullnetit të mirë për të zgjidhur këtë çështje, anëtarësia e SINKON vendosi që të pezullojë ofrimin e shërbimit bazik (work-to-rule), që nënkupton ofrim të shërbimit të plotë.

Në rast të mospërgjigjes së institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës tonë për përjashtim nga ligji i pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen.

KeshilliGrevist – SINKON