Sinjale misterioze arrijnë në Tokë

11.01.2019 02:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sinjale misterioze arrijnë në Tokë

Shpërthimet e shpejta të radios ose FRB shfaqen përkohësisht dhe rastësisht, duke i bërë ato jo vetëm të vështira për t’u gjetur, por edhe për t’u studiuar.

Sinjalet e fundit arritën në Tokë nga një galaktikë 1,5 miliard vite dritë larg.

Shpjegimi më i mundshëm është se ato janë krijuar nga objekte të fuqishme në hapësirë.

Ekspertët kanë debatuar nëse vrimat e zeza ose yjet e neutroneve super-dendura janë përgjegjëse, por të tjerët kanë sugjeruar teori më të çuditshme.

Midis tyre është profesor Avid Loeb, nga Qendra Harvard-Smithsonian për Astrofizikë në SHBA, i cili beson se ato mund të jenë dëshmi e teknologjisë së jashtëzakonshme të huaj.

FRB u zbuluan së pari aksidentalisht në vitin 2007, kur një sinjal i shpërthimit u zbulua në të dhënat e radio astronomisë të mbledhura në vitin 2001.

Zbulimi i ri, i raportuar në revistën Nature, është bërë nga një ekip i astronomëve të udhëhequr nga kanadezët në kërkimin e FRB-ve.

Gjatë një periudhe prej tri javësh verën e kaluar, ekipi zbuloi 13 nga shpërthimet duke përdorur një lloj të ri të radioteleskopit – Chime.

Ata gjetën se një nga FRBs ishte duke përsëritur. Nga më shumë se 60 FRB të zbuluara deri më sot, shpërthime të tilla përsëritëse janë marrë vetëm një herë më parë, nga radioteleskopi Arecibo në Porto Riko më 2015.

Origjina e FRB-ve nuk dihet, megjithëse ato mendohen të dalin nga burimet miliarda vite dritë larg galaktikës sonë – Rrugës së Qumështit.

Astrofizikania e Chime Ingrid Stairs nga Universiteti i British Columbia, Kanada, tha se deri tani ka vetëm një FRB që përsëritet.

“Duke ditur se ka një tjetër, kjo sugjeron se mund të ketë më shumë atje. Me sa më shumë përsëritës dhe më shumë burime të disponueshme për studim, ne mund të jemi në gjendje të kuptojmë këto enigma kozmike – nga ku janë dhe çfarë i shkakton”, tha ajo.

Shumica nga 13 FRB sugjerojnë se burimet e tyre mund të jenë objekte astrofizikane në lokacione me tipare speciale, thonë shkencëtarët. /kp/Telegrafi/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për gazetarë dhe praktikantë
artikull i sponzorizuar


Sinjale misterioze arrijnë në Tokë

Sinjale misterioze arrijnë në Tokë

Real Madridi ka një ‘mbret’ të ri, quhet Vinicius Junior

Real Madridi ka një ‘mbret’ të ri, quhet Vinicius Junior

“Fabrika e parave” e mban emrin e Borussia Dortmundit – 400 milionë euro shitje në pesë vite me yje si Dembele, Aubameyang e Pulisic

“Fabrika e parave” e mban emrin e Borussia Dortmundit – 400 milionë euro shitje në pesë vite me yje si Dembele, Aubameyang e Pulisic

“E drejta për tu harruar” nuk duhet të aplikohet botërisht thotë Gjykata e Lartë Evropiane

“E drejta për tu harruar” nuk duhet të aplikohet botërisht thotë Gjykata e Lartë Evropiane

Bayern Munich vazhdon t’i blejë më të mirët nga klubet e tjera gjermane – Ballack, Neuer, Lewa e tani Pavard, 20 vite histori blerjesh

Bayern Munich vazhdon t’i blejë më të mirët nga klubet e tjera gjermane – Ballack, Neuer, Lewa e tani Pavard, 20 vite histori blerjesh

Barcelona humb nga Levante, kualifikimin e kërkon pas një jave në Nou Camp

Barcelona humb nga Levante, kualifikimin e kërkon pas një jave në Nou Camp

E zyrtarizuan lidhjen, Arbenita për Feron: Gjëja më e mirë ndonjëhere

E zyrtarizuan lidhjen, Arbenita për Feron: Gjëja më e mirë ndonjëhere

Windows 10 18312 sjell opsione për menaxhimin e diskut dhe resetimin

Windows 10 18312 sjell opsione për menaxhimin e diskut dhe resetimin

Pa antibiotikë: Zgjidhni infeksionet urinare me ndihmën e këtyre këshillave

Pa antibiotikë: Zgjidhni infeksionet urinare me ndihmën e këtyre këshillave

Kreu gjashtë intervenime pandërprerë, kirurgun e zuri gjumi duke mbajtur dorën e operuar të pacientit (Foto)

Kreu gjashtë intervenime pandërprerë, kirurgun e zuri gjumi duke mbajtur dorën e operuar të pacientit (Foto)

Heerenveen ia cakton çmimin e largimit Arbër Zenelit, yllin e Kosovës e duan në Turqi, Francë, Itali e Angli

Heerenveen ia cakton çmimin e largimit Arbër Zenelit, yllin e Kosovës e duan në Turqi, Francë, Itali e Angli

Nga Beckham te Gazza dhe nga Ince te Cole – këta janë dhjetë yje britanikë që u përpoqën të luajnë në Itali

Nga Beckham te Gazza dhe nga Ince te Cole – këta janë dhjetë yje britanikë që u përpoqën të luajnë në Itali

Galaxy S10, Samsung jep datën e prezantimit

Galaxy S10, Samsung jep datën e prezantimit

Rruga më e pjerrët në botë ndodhet në Zelandë të Re, por ky rekord pritet t’i takojë një rruge në Wales (Foto)

Rruga më e pjerrët në botë ndodhet në Zelandë të Re, por ky rekord pritet t’i takojë një rruge në Wales (Foto)

Levante – Barcelona, formacionet zyrtare

Levante – Barcelona, formacionet zyrtare

Agjërimi 16/8: Çfarë është, cilat janë efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni

Agjërimi 16/8: Çfarë është, cilat janë efektet shëndetësore dhe si ta praktikoni