Sindroma e ‘zemrës së thyer’

E publikuar: 07/03/2019 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsyeja e emërtimit të këtij çrregullimi si sindroma e ‘zemrës se thyer’ përputhet me formën të cilën e merr zemra kur ky ventrikul zgjerohet.

Ky çrregullim shkaktohet nga ndonjë situatë stresi apo përjetimi të rëndë emocional siç është humbja e familjarëve apo e humbja e punës.

Simptomat e kësaj sindrome zakonisht janë shumë të ngjashme me çrregullimet e tjera të lidhura me zemrën, por ndryshe nga problemet e tjera kjo sindromë nuk përfshinë bllokimin e arterieve dhe pacientët mund të përmirësohen brenda pak ditësh. Disa nga këto simptoma janë: vështirësi në frymëmarrje dhe dhembje gjoksi.

Një gjendje më serioze e këtij çrregullimi është kur pacientët pësojnë njëkohësisht edhe një atak kardiogjenik. Në disa hulumtime të bëra në një nga klinikat e sëmundjeve të zemrës, 24% e pacientëve të cilët kishin këtë sindromë të përcjellë edhe nga sulmi kardiogjenik përfunduan me vdekje.

Sidoqoftë janë duke u zhvilluar studime të reja për të trajtuar këto sindromë para se ajo të zhvillohet më shumë dhe të shkaktojë probleme më serioze me zemrën./Express/